Sundimit 15 vjeçar të kryeministres së Bangladeshit, Sheik Hasina, i erdhi fundi të hënën pasi ajo u arratis nga vendi një muaj pas protestave vdekjeprurëse me ushtrinë që njoftoi se do të formojë një qeveri të përkohshme. Hasina u përpoq të shtypte protestat mbarëkombëtare kundër qeverisë së saj që nga fillimi i korrikut por ajo iku nga vendi pas dhunës brutale të së dielës ku mbi 100 qytetarë mbetën të vrarë. Pas lajmit për largimin e kreut të ekzekutivit mijëra protestues u panë të festonin pranë pallatit kryeministror në kryeqytetin Dhaka