Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një 42-vjeçare ka humbur jetën nga asfiksia, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët. “Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe”, njofton policia.