Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen 1 Maji të qytetit të Vlorë. Shkak i zjarrit ka qenë soba , ku sipas zjarrfikësve e moshuara e kishte harruar ndezur. Zjarri ka dëme të konsiderueshme materiale ku pothuajse e gjithë shtëpia është dëmtuar nga zjarri dhe tymi. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Zjarrfikësit e Vlorës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit por pasojat janë të shumta.