Top Channel/ Banesa iu përfshi nga flakët teksa ishte në spital me djalin. Shkrumbohet shtëpia
24/01/2024 22:00

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët e para të mbrëmjes në lagjen Uznove, të qytetit të Beratit, ndërkohë që në banesë nuk ndodhej askush, për shkak se vetë kryefamiljarja, në momentin që ra zjarri, ndodhej në spitalin Rajonal, pasi po i jepej mjekim djalit të sëmurë. Ishin komshinjtë e saj që pasi evidentuan se banesa kishte marr flakë, lajmëruan fillimisht zjarrfikësen dhe pronaren e banesës. Fatmirësisht forcat e zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje, në momentet e para, duke evituar që zjarri të përfshinte dhe banesat e tjera që gjendeshin shumë pranë me njëra-tjetrës. Sipas Kristina Kolës, në banesën e përfshirë nga flakët ka pasur dëme të mëdha materiale, ndërsa apelon që të merren masa për t’u dëmshpërblyer, për dëmet e shkaktuara nga flakët. “Kam qenë në spital në ato momente kur më ka lajmëruar komshija, më ka thënë çfarë ke lënë ndezur. Kam lënë kondicionerin ndezur dhe kam qenë në spital me djalin, në momentin që më ka marrë komshija dhe me ka thënë që po bie flakë. Në atë kohë kam ardhur në shtëpi dhe ishte shkrumbuar gjithçka”, tregon Kristina Kola. “Shumë shumë dëme të mëdha, përfshirë shtëpinë, që nuk bëhet më, është komplet shumë plaçkë që ka pasur brenda. Unë dua që të më vlerësohet dëmi që më është bërë, se nuk është një dëm i pakët është goxha dëm. Sepse atë kam skam ku fus kokën tjetër atë shtëpi kam”, tha ajo. Pas shuarjes së flakëve në banesë mbërritën dhe ekspertët e policisë ku po bëjnë dhe këqyrjen e banesës për të kuptuar shkakun që banesa u përfshi nga flakët.

Top News-Aksion antidrogë në lokalet e ish-Bllokut/Kapen kamarierë e administratorë, shisnin kokainë
28/03 15:41
Top News – Presidenti Begaj vlerëson rolin e mjekëve. Pjesë e konferencës së bluzave të bardha
28/03 15:40
Top News- I dënuar me burg në Itali për vjedhje e prostitucion, kapet në Don Bosko 43-vjeçari
28/03 15:39
Top Channel/ Goditet droga në ish-Bllok, 11 të arrestuar për lëndë narkotike në Tiranë
28/03 15:32
Top Channel/ Besimtarët në Shkodër kremtojnë Udhën e Kryqit, lutje për paqe dhe familjen
28/03 15:29
Top Channel/ Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në klubet e natës në Tiranë
28/03 14:30
Top News- Mashtroi 35 biznese në jug, hiqej si punonjës i IKMT dhe u merrte lekë
28/03 13:55
Top Channel/ Tragjedia e Otrantos, qytetarja: Vendimi i gjykatës italiane, i padrejtë! E turpshme…
28/03 13:25
Top News- Plagoset pronari i servisit në Korçë/ Konfliktohet me klientët, nuk i pëlqyen punën
28/03 13:18
Top News–PS, ndryshime në ligjin e shtetësisë. Lehtësohen kriteret për personat me interes shtetëror
28/03 12:44
Top Channel/ Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët
28/03 12:24
Top Channel/ 4 të plagosur për ngjyrën e makinës/ Korçë, klientit nuk i pëlqeu puna e servisit
28/03 12:17
Top Channel/ Vlora pret sezon rekord, lufta në Lindjen e Mesme sjell turistë drejt Shqipërisë
28/03 12:14
Top Channel/ 29 vite nga tragjedia e Otrantos, 81 karrige në kujtim të viktimave të marsit 1997
28/03 12:13
Top Channel/ Përlotet ministrja Ismaili: Tragjedia e Otrantos ka lënë një shenjë të madhe që…
28/03 12:07
Top Channel/ Përkujtohet tragjedia e Otrantos, përlotet ministrja Ismaili
28/03 12:06
Top Channel/ Nafta 218 lekë, bordi i Transparencës rrit çmimet pas kundërshtimeve të importuesve
28/03 12:05
Top News -Rritet nafta, 218 lekë për liter. Bordi ‘dorëzohet’, shtrenjtim pas ankesës së importuesve
28/03 11:24
Top Channel/ Në mes të ditës, u vendoset flaka mbeturinave në Vlorë
28/03 11:03
Top News- Plas sherri në pikën e servisit në Korçë, një i plagosur…dëmtohen 3 të tjerë
28/03 11:02