Një 38-vjeçar nga Kavaja është arrestuar mëngjesin e kësaj të mërkure pasi kishte përshtatur si Call Center një banesë të marrë me qira në këtë qytet. Policia thotë se ka vënë në pranga 38-vjeçarin Ardian Rrugeja si dhe ka proceduar në gjende të lirë dy shtetas të tjerë, përkatësisht 24 dhe 28 vjeç.