Një banesë dykatëshe është djegur në fshatin Shkall të njësisë administrative Xiber të bashkisë Klos. “Këtu jetojmë 10 frymë. Kur erdhëm flaka kishte përpirë të gjithë shtëpinë. Kati i dytë u dogj komplet. Kanë qenë të gjithë brenda. Nuk e di nga ka marrë flakë”, u shpreh kryefamiljari, Behar Musta.