Kaosi që po përjeton Ekuadori sot, është në fakt, episodi më i fundit i një krize të thellë dhune dhe pasigurie që e ka plakosur këtë vend prej disa kohësh tashmë. Masakrat nëpër burgje janë shtuar, ndërsa të dhënat e policisë tregojnë se 80% e vdekjeve të dhunshme atje lidhen me trafikun e drogës. Gishtin e fajit, disa kohë më parë, koloneli i forcave të armatosura, Alberto Molina e drejtonte nga bandat kriminale shqiptare, italiane dhe kineze.