Zbërthimi i aplikacionit SKY nxori në dritë bashkëpunimin e afërt të eksponentëve të rëndësishëm të strukturave ligjzbatuese me krerët e grupeve kriminale. Çështja e parë e një dosje që pritet të ndahet në disa fraksione, zbuloi atë që në Shkodër flitej prej vitesh nën zë: hasmërinë e ashpër mes dy grupeve kryesore që komandojnë aktivitetet e errëta.