Për herë të parë në historinë e saj, Turqia shkoi në zgjedhje për raundin e dytë presidencial, ku Recep Tayyip Erdoğan dhe Kemal Kılıçdaroğlu janë përballë njëri-tjetrit për të marrë detyrën presidenciale. Kutitë e votimit u hapën në orën 08:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 17:00 (me orën atje), e më pas menjëherë nisi procesi i numërimit.