Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, paralajmëroi ngritjen e një task force në terren, në kuadër të aksionit për pastrimin e territorit dhe akseve kombëtare. Gjatë një inspektimi në aksin Kombinat-Ndroq Plepa, Balluku tha se task forca do jetë në terren gjatë muajit korrik, duke këshilluar, paralajmëruar dhe gjobitur të gjithë ato subjekte që janë në kundravajtje.