Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi në Romë një takim pune me homologun e saj italian Matteo Salvini. Në qendër të bisedimeve ishte interesi i shtuar dypalësh për të mbështetur zhvillimin e investimeve në energji, infrastrukturë si dhe programet e modernizimit të transportit në vendin tonë, veçanërisht në fushën detare dhe hekurudhore.