Top Channel/ Balluku shtyn rekursin, vendimi i Apelit, avokatët: I palexueshëm
08/01/2026 20:08

Nga data 30 dhjetor 2025, Gjykata e Apelit të Posaçëm e ka zbardhur vendimin ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, dhe dy drejtorëve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, por asnjëri prej tyre nuk është ankuar ende me rekurs në Gjykatën e Lartë. Top Channel kontaktoi me tre avokatët e të akuzuarve, të cilët këmbëngulin se në kushtet kur verdikti nuk është printuar siç duhet, ai është i palexueshëm. “Vendimi lexohet me shumë vështirësi sepse është printuar në eco mode” u shpreh në telefon Julian Mërtiri që përfaqëson interesat e Erald Elezit. Të njëjtin situatë e pretendojnë edhe dy avokatët e tjerë Andi Skënderi dhe Ardian Kalia, ky i fundit mbrojtës i zv.kryeministres Belinda Balluku që shtoi se ka kërkuar që vendimi ti vendoset në dispozicion me germa të lexueshme qartësisht. Kjo situatë vjen 2 javë larg nga hapja në Gjykatë Kushtetuese të seancës plenare të çështjes ‘Balluku’, vënë në lëvizje nga kryeministri I cili kërkon zgjidhjen e konfliktit mes dy pushteteve, gjyqësorit dhe ekzekutivit. Por ndërsa e mori të pandehur për tenderin e tunelit të Llogorasë, SPAK kërkon heqjen e imunitetit si deputete të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës nën hetim edhe për tenderë të tjerë dhe e rikthyer në detyrë mbasi kushtetuesja shfuqizoi masën e pezullimit por nuk preku bllokimin e pasaportës. Ndaj Belinda Ballukut vazhdon në fuqi masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit, thotë për Top Channel, gazetarja Anila Hoxha. Siç kanë urdhëruar prokurorët e posaçëm, nga kampi i anëtarëve të këshillit të mandateve nuk ka patur rrjedhje të dosjes, duke shënjuar një ruajtje të panjohur më parë të sekretit hetimor. “Nga ana tjetër SPAK po pret një datë nga Këshilli i Mandateve”, shton Hoxha. Veç dyshimeve për abuzim me tenderat, gjykata e apelit në vendimin e zbardhur që duket se I ka mbaruar boja ndaj dhe nuk lexohet mirë nga avokatët argumentohet se ekziston rrezikuar që funksionarja ti shmanget drejtësisë, dhe ky shpjegim lidhet me marzhin e dënimit që parashikon akuza që I është komunikuar më herët

Top Channel/ Marshimi i protestës së PD-së, TCH sjell pamje me dron
22/03 21:08
Top Channel/ Protesta kombëtare e PD-së, kryedemokrati futet brenda selisë blu
22/03 20:54
Top Channel/ Boçi përplaset me policinë, mbështetet nga të tjerët: Hiqe dorën se jam deputet
22/03 20:52
Top Channel/ Përshkallëzohet protesta PD-së, protestuesit hedhin molotovë drejt bizneseve
22/03 20:43
Top Channel/ Përshkallëzohet protesta, demokratët hedhin sende drejtë policisë
22/03 20:43
Top Channel/ Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës, hidhen molotovë
22/03 20:34
Top Channel/ Përshkallëzohet protesta, hedhje të vazhdueshme molotovësh, vendi mbushet me tym…
22/03 20:32
Top Channel/ Tensione në protestën e PD, hidhen molotovë drejt selisë së kryeministrisë
22/03 20:28
Top Channel/ Berisha u lëndua gjatë protestës, Noka e Boçi i kërkojnë ‘llogari’ policëve: Keni…
22/03 20:26
Top Channel/ Pati probleme me frymëmarrjen dhe sytë, Berisha i rikthehet protestës
22/03 20:23
Top News – Përplasja me policinë, Berisha ndjehet keq gjatë marshimit të opozitës
22/03 20:22
Top Channel/ Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës, rrethohet nga truprojat e largohet në banesë
22/03 20:17
Top Channel/ Protestuesit dhe deputetët e PD-së përplasen me policinë, hidhen molotovë
22/03 20:12
Top Channel/ Protestuesit përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës
22/03 20:05
Top Channel/ Protesta pa fjalime, molotovë e gaz, aksioni nisi para kryeministrisë, vijon marshimi
22/03 20:00
Top Channel/ Policia hedh gaz lotsjellës, përgjigje ndaj dhunës dhe molotovëve të protestuesve
22/03 19:59
Top News – Marshimi i opozitës nëpër Tiranë, mes molotovit, fishekzjarreve dhe gazit lotsjellës
22/03 19:58
Top Channel/ Blindohet kryqëzimi i Bllokut, protestuesit nuk lejohen t’i afrohen vilës së Hoxhës
22/03 19:56
Top Channel/ Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, ndezin flakadanë dhe molotovë
22/03 19:53
Top Channel/ TCH sjell pamjet me dron nga protesta e opozitës, turma drejtohet nga…
22/03 19:38
DIGITALB DIGITALB