Në një seancë maratonë të premten, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese arritën të merrnin një vendim për ankimimin e Edi Ramës për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, pasi votat u ndanë 4 pro dhe 4 kundër, si rrjedhojë duke bërë që të mbetet në fuqi vendimi i GJKKO. Për këtë gjë, Kryeministri Rama ka reaguar në podcastin “Flasim”, duke thënë se Gjykata Kushtetuese nuk gjeti dot forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të qeverisë shqiptare.