Në ambientet e Postës Shqiptare u zhvillua sot ceremonia e prezantimit të drejtorit të ri të këtij institucioni Etjen Xhafaj. Në aktivitet ishte e pranishme Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila vlerësoi rëndësinë e këtij institucioni në ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët.