Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku ka qenë e pranishme në Konferencën e Nivelit të Lartë në Transport, që u mbajt në Malin e Zi. Në fjalën e saj, Balluku u shpreh se në këtë takim u fol për sigurinë rrugore, për radhët e gjata në kufi, si dhe është folur për projektet si ai i korridorit tetë, si dhe për lidhjen e Shqipërisë përmes hekurudhës Vorë-Hani Hotit me Malin e Zi.