Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku diskutoi për problemet e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë, gjatë një takimi me punonjësit e kësaj kompanie. Ministrja vuri në dukje shkeljet dhe skemat korruptive, që sipas saj ka AKUK Vlorë, madje tha se dosjen me shkeljet do ta dërgojë personalisht në SPAK.