Akset rrugore në të gjithë vendin janë të hapur për qarkullimin e automjeteve, pavarësisht situatës së vështirë të motit. Në terren për monitorimin e situatës dhe për të ndërhyrë në të gjitha zonat ku janë evidentuar problematika ndodhen punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar, si dhe të kompanive të mirëmbajtjes së rrugëve. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ishin në zonën e Dardhës të qarkut Korçë për të inspektuar masat e marra dhe punën që po bëhet për të garantuar qarkullimin normal të automjeteve.