Shtabi i emergjencave civile është mbledhur me urgjencë në prefekturën e Fierit në praninë e zëvëndëskryeministres Belinda Balluku. Gjendja më alarmante paraqitet në zonën e lumit të Vjosës, ku qeveria ka zbritur në terren për të monitoruar përmbytjet.