Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka shpallur fituesin e kontratës së radhës koncesionare për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e aksit rrugor Lekaj-Fier. Fitues ka dalë bashkimi i shoqërive Fusha sh.p.k dhe disa kompani të tjera, ndërsa vlera e financimit do të jetë 320 milionë euro pa TVSH për 46 kilometra, duke e dërguar koston në 7 milionë euro për kilometër. Koncesioni është parashikuar për 35 vite.