Riti Tradicional i Përgatitjes së Ballakumes shpallet pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale, si një ëmbëlsirë tradicionale që përfaqëson në mënyrë autentike identitetin dhe traditën tonë kulinare, e lidhur ngushtë me festën e Ditës së Verës dhe me rrënjë të hershme në trevën e Elbasanit. Familjet elbasanase kanë ruajtur me fanatizëm recetën e kësaj ëmbëlsire dhe pajisjet qindravjeçare të përshtatshme për gatimin e saj.