Një atraksion i ri turistik i është shtuar hartës së destinacioneve të vizitueshme të Lezhës. Bëhet fjalë për ballkon panoramik që ndodhet përgjatë rrugës që lidh Shëngjinin me Velipojën, një ndalesë mbresëlënëse që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë. Pozicionuar në një pikë strategjike, ballkoni ofron një pamje mahnitëse ku natyra bashkëjeton në harmoni të plotë me brigjet e detit Adriatik. Peizazhi i hapur dhe qetësia që ofron kjo pikë ndalese, e kanë kthyer atë në një vend të preferuar për fotografi, pushim të shkurtër gjatë udhëtimit apo thjesht për të shijuar panoramën.