Anna Lührmann, ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe Klimën, ka shpjeguar prioritet e Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor. Lührmann theksoi në intervistën e saj për DW, se për të personalisht dhe për të gjithë BE-në është e rëndësishme të mbahet premtimi i bërë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe negociatat të celen sa më parë. “Po bëjmë maksimumin për të mënjanuar pengesat e fundit. Jam shumë e sigurt se së shpejti do të kemi përparime”, theksoi ministrja. Lührmann kujtoi se të dy vendet kanë shënuar progres të madh, sidomos në fushën e reformës në drejtësi.