Presidenti i Serbisë ka mbërritur në Elbasan nën masa të forta sigurie. Më herët aty ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama. Agjenda paraprake parashikonte fillimisht akomodim në Hotelin Rogner e më pas nisjen drejt Elbasanit. Për arsye sigurie nga situata e krijuar prej manifestimit të Sali Berishës u bë ky ndryshim në axhendë. Ndërkohë mbetet i pandryshuar vendi organizmit nesër të Open Balkan. Ora 9 e të martës së 21 Dhjetorit do ti gjejë kryeministrin Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç të ulur në një tryezë në Pallati e Brigadave. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton se në këtë takim të radhës të Open Balkan do të diskutohen e miratohen pesë marrëveshje.