Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ishte në Lushnje, ku tha brenda kësaj jave do të jetë gati emri i kryetarit të ardhshëm të bashkisë së Lushnjës. Balla tha se PS do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të pastruar problemet e vjetra të trashëguara dhe për të zhvilluar një Lushnje në të gjitha dimensionet e veta.