Sot në vendimet e qeverisë u miratua strategjia kombëtare për emigracionin për 2024-2030. Sipas ministrit Balla, fokusi do ndahet në disa drejtime kryesore. Së pari ka të bëjë me parandalimin e emigracionit të paligjshëm të qytetarëve shqiptarë. E dyta ka të bëjë me drejtimin e azilkërkimit dhe e treta lidhet me riintegrimin në tregun e punës dhe në shoqërinë shqiptare të emigrantëve.