Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla gjatë një takimi me të rinjtë e Lushnjes në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, u shpreh se Bashkia e Lushnjës do të drejtohet nga një vajzë vizionare si Eriselda Sefa. Në fjalën e tij tha se të rinjtë do ti garantojnë Partisë Socialiste Lushnjë më 6-mars një fitore të madhe.