Ministri i Brendshëm Taulant Balla po prezanton projektligjin për Policinë e Shtetit, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Balla u shpreh se në hartimin e projektligjit, puna për të cilën ka nisur që në 2023, janë marrë parasysh modele të vendeve të tjera si dhe konsultime me partnerët, organizatat me të cilat Policia e Shtetit bashkëpunon, si dhe janë adresuar rekomandimet e BE.