Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i ka bërë thirrje opozitës ditën e sotme nga Kuvendi që t’i bashkohet gjatë seancave plenare që të zhvillojnë se bashku çështjet e përbashkëta. Në lidhje me akuzat e opozitës ai është shprehur se humbësi e sheh fajin gjithmonë tek kundërshtari dhe se nuk e shikon kurrë atë çfarë ka bërë gabim.