Ministri i Brendshëm Taulant Balla e nisi ditën në Aeroportin “Nëne Tereza”, ku pa nga afër menaxhimin e fluksit të pasagjerëve në aeroportin e Rinasit. Balla falenderoi Policinë Kufitare e cila po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Edhe pse në pikun e mbërritjeve të pasagjerëve, në sportelet e aeroportit nuk ka asnjë radhë dhe kjo falë edhe teknologjisë “E-Gate”, e cila ndihmon për përpunimin e shpejtë të pasagjerëve.