Nga Fieri ku mori pjesë në një aktivitet sensibilizues në kuadër të tetorit rozë, organizuar nga Spitali Rajonal Fier, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është ndalur tek paketa anti-shpifje. Balla u shpreh se ndryshimet për ligjin e medias tashmë janë tërhequr nga propozuesit. Ai tha se rezoluta kundër dezinformimit qëndron në kuvend, teksa tha se ekziston rreziku i financimit të mediave nga Rusia sikurse u tha në raport.