Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dënuar edhe njëherë sulmin terrorist ndaj Top Channel një javë më parë, ku mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë, Pal Kola. Në fjalën e tij në Komisionin e Integrimit këtë të hënë, Balla tha se organet e drejtësisë duhet ta hetojnë në mënyrë të fortë këtë çështje dhe të japë një ndëshkim model ndaj autorëve të këtij sulmi.