Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla deklaroi sot nga Mallakastra se Monika Kryemadhi është aksionere me politikanë rusë në parajsat fiskale. Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Zgjeruar Socialiste të Mallakastrës, Balla i kërkoi institucioneve të drejtësisë të sqarojë nga vijnë paratë në llogaritë e gruas së ish-presidentit Meta. Ai tha se ‘kur të votoni më 14 maj mos harroni që përballë PS-së në këto zgjedhje, është një aleancë rublash.’