Socialisti Taulant Balla tha në parlament se është rënë dakord për vendosjen e një afati që të gjithë deputetët të vaksinohen, ose në të kundërt të mos lejohet hyrja në sallë. Ndërsa për propozimin e PD, për të zhvilluar punimet në komisione në ambiente fizike, Balla tha se kjo masë është ndërmarrë në përputhje me vendimet e OBSH, pasi Shqipëria ndodhet në një periudhë pandemie.