Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur Flutura Açkës duke thënë se e vlerëson vendimin e qeverisë dhe i thotë deputetëve se do motivojnë mjekët ashtu sic kanë motivuar ligjvënësit të lënë emigracionin për të kontribuar në Shqipëri. Balla e fton deputeten demokrate të distancohet nga kolegët e saj, të cilët i ironizon kur thotë se dilnin në protesta për një kënd lojërash, madje mbanin edhe kobure në brez.