Deputetja greke, Dora Bakoyannis në një editorial për mediat serbe u është përgjigjur sulmeve që iu bënë asaj nga lidershipi në Beograd për shkak të raportit pozitiv për Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ajo i kujton presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, negociatat e tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për “korrigjimet e kufijve” dhe kjo presupozonte ekzistencën e dy shteteve.