Komisionet janë përfshirë sërish nga tensioni mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Opozita pretendon se deputetja e PS Blerina Gjylameti ka goditur fizikisht deputeten e PD Elda Hoti. Pamjet në video sipas tyre faktojnë përplasjen fizike. Ndërsa debatet u zhvilluan fillimisht në Komisionin e Ligjeve, opozita bllokoi edhe Komisionin e Mediave.