Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të eliminatoreve të këtij Botërori atë ndaj Anglisë më 21 mars në Ëembley. Një ndeshje në pamje të parë e pamundur për kuqezinjtë duke ditur nivelin e kundërshtarit, apo edhe nisur nga statistikat, megjithatë djemt e Sylvinhos nuk e shohin kaq të thjeshtë apo bardhezi situatën. Në konferencën për shtyp të ditës së martë ishin dy mesfushorët, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami. Ky I fundi larg formës së dikurshme të tij dhe protagonizmit tek Rangers, ndërsa shprehet optimist për këtë ndeshje.