Top Channel/ Bagëtitë mbeten pa ushqim, në Ferras të Kuçovës ka nisur evidentimi i dëmeve
23/01/2026 12:21
Pasojat e përmbytjeve nga dalja e lumit Seman vazhdojnë të jenë evidente në fshatrat e Kuçovës. Në Ferras nuk ka ushqim për bagëtitë. Lumi dëmtoi të gjithë sasinë e grumbulluar për dimër, ndaj banorët janë në vështirësi për mbajtjen e të imtave.