Vitin e fundit në qarkun e Korçës numri i krerëve të gjedhit dhe bagëtive të imta është ulur me 23 mijë. Emigracioni është faktori kryesor i cili ka bërë që të ketë më pak familje që merren me sektorin e blegtorisë e për rrjedhoje të ketë rënie deri në 10 % të numrit të krerëve çka reflektohet në më pak prodhim.