Kanë dalë detaje nga ekzekutimi i shqiptarit Roan Brahimi në Greqi mbrëmjen e djeshme. Ai u qëllua në automjetin e tij për vdekje nga dy persona të cilët ishin me një motoçikletë. Gruaja 37-vjeçare që ndodhej me të në makinë, i shpëtoi këtij atentati duke u plagosur lehtë. Sipas mediave greke, Roani jetonte me gruan e tij e pranë vendit të ngjarjes. Sipas dëshmitarëve ata kishin shkuar të merrnin djalin e tyre i cili po luante me fëmijë të tjerë.