Një aksident tragjik është regjistruar rreth orës 18:20 në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, me pasojë dy viktima, babë e bir. Policia bën me dije se automjeti me drejtues Valentin Bluda, rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit dhe babai i tij, shtetasi Nikoll Bluda, 76 vjeç, pasagjer në automjet.