Top Channel/ “Babai yt është në burg”/Deklarata e bujshme e Rogertit, Selin ‘shpërthen’ ndaj banorit
11/03/2026 18:39

Tensione të forta dhe akuza të ndërsjella janë shfaqur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pasi Rogerti ka bërë deklarata të forta për Selin dhe familjen e saj, duke shkaktuar reagime të menjëhershme dhe debate mes konkurrentëve. Në dhomën e rrëfimit, Rogerti bëri një deklaratë të bujshme duke pretenduar se babai i Selin ndodhet në burg. Pas transmetimit të klipit në shtëpi, Selin reagoi menjëherë duke i hedhur poshtë këto pretendime dhe duke sqaruar se babai i saj nuk ndodhet në burg, por jeton dhe punon jashtë vendit. Ajo tha se nuk do ta kishte problem ta pranonte një fakt të tillë nëse do të ishte i vërtetë, por sipas saj deklarata e Rogertit është e pavërtetë. Debati mes tyre vijoi edhe më tej, ku Rogerti e pyeti se në cilin shtet jeton babai i saj, ndërsa Selin reagoi duke thënë se nuk është e detyruar të japë shpjegime për jetën e familjes së saj. Rogerti këmbënguli duke thënë se kishte marrë informacion nga një familjare e Selin. Ndërkohë, diskutimi mori një tjetër drejtim gjatë Prime-it të së martës, ku Rogerti deklaroi se ka njohje familjare me Selin edhe jashtë shtëpisë. Sipas tij, familja e tij ka pasur hyrje-dalje me të afërmit e saj. Nga ana tjetër, Selin e mohoi kategorikisht që të ketë pasur njohje me Rogertin para hyrjes në shtëpi. Ajo pranoi vetëm mundësinë që ai të mund të ketë njohje me ndonjë familjar të saj, por jo me të personalisht. Pjesë e debatit u bë edhe Greta, e cila tha se në fillim nuk e kishte bërë lidhjen mes tyre, por më vonë iu kujtuan disa situata të përmendura nga Rogerti. Përplasja mes banorëve ka shtuar tensionet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ndërsa pretendimet për njohje jashtë lojës dhe deklaratat për familjen kanë hapur një tjetër debat të fortë mes konkurrentëve.

Top Channel/ “Do të hyjë në lojë me mua”, Miri për Selin: Do afrohet…
30/03 22:58
Top Channel/ “Prap unë po dal e keqja”, Brikena në lot: Nuk kam bërë asnjë lloj gabimi
30/03 21:46
Top Channel/ Nga kush u përlot Rogerti? E ftuara e papritur në BBV 5 nuk kursen mesazhet për banorin
27/03 22:16
Top Channel/ Gimbo rikthehet i prangosur në shtëpinë e “Big Brother Vip 5”, ja si reagoi Selin
27/03 22:14
Top Channel/ Brikena përlotet: Për Mateon ka më shumë rëndësi të flasë me Selin sesa…
27/03 15:30
Top Channel/ E papritur! Monika Kryemadhi hyn në shtëpinë e Big Brother, “ngacmon” banorët
26/03 22:30
Top Channel/ Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri: Më thanë do të…
26/03 21:07
Top Channel/ “Për Zotin kam frikë”, Rogerti ‘i tmerruar’ në dhomën e rrëfimit, ‘shpërthen’ në lot kur sheh… breshkën
26/03 21:05
Top Channel/ Kristi Lamaj rikthehet në shtëpi duke u futur nga muri, çfarë po ndodh në BBVIP
25/03 21:28
Top Channel/ “Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane
25/03 21:21
Top Channel/ Sfida e mosreagimeve, Brikena përlotet teksa sheh ish-banorin
25/03 21:19
Top Channel/ “Të kisha aq afër…” Mateo bisedon me Brikenën për puthjen
24/03 13:54
Top Channel/ Kush e fiton Big Brother-in? Nga Stenaldo te Selin dhe Miri, ja si përgjigjen banorët
23/03 22:56
Top Channel/ “Në kurrizin tim ke…”, Stenaldo debaton me Rogertin, banori: Unë kam treguar…
23/03 22:46
Top Channel/ Konfirmohet çifti Marsiela-Indrit në ‘Përputhen’, Megi Pojani përlotet
23/03 21:47
Top News – “Gjesti është arrestuar”/ Reagimi i Gimbos kur mësoi lajmin
18/03 09:26
Top News – “Ti s’flet me vëllain tënd” Debat i ashpër mes Juelës dhe Artanit, Qepe…
16/03 16:39
Top Channel/ “Dashuria jote me Brikenën është ‘fake’”, debat mes Juelës e Mateos, banori: Ti je…
13/03 21:43
Top Channel/ “Pse nuk e thua troç”, Stenaldo debaton ashpër me Rogertin, banori: Ma përmende djalin…
12/03 21:52
Top Channel/ Mateo përplaset ashpër me Mirin, debat pas deklaratës për Selin, banori: Kam një…
12/03 18:40