Top Channel/ “Babai u afrua…”, shkrimi Neda Ballukut për ngjarjen tronditëse në Fier: Nuk doja…
02/07/2025 18:54

Nisur nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik një ditë më parë, ku babai ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur, Neda Balluku ka ndarë në rrjetet sociale një shkrim prekës si më poshtë: “Babi hapi derën dhe hyri në dhomë shumë ngadalë, por unë u zgjova. E pashë hijen e tij të lëvizte nëpër dhomë dhe u gëzova nga mendimi se mos mbase erdhi për të më puthur ballin, sepse nuk më puthi para se të flija. E thirra “ba” me zë të ulët sepse nuk doja të zgjoja katër motrat dhe vëllezërit më të vegjël. Kur ata zgjohen më takon mua t’i tund, tu flas, tu këndoj derisa t’i zërë edhe një herë gjumi e nëse nuk ndodh, dhe ata zënë të qajnë, mami më dënon përherë mua. Babi u afrua dhe vuri gishtin mes buzëve të tij për të më kërkuar të heshtja. Dhe pastaj e vuri mes buzëve të mia. Gjithçka që ndodhi më pas nuk kuptoja përse duhej të ndodhte sepse mua nuk më pëlqente dhe nuk i doja ato përqafime. Unë doja një puthje në ballë nga babi im. Doja edhe të më thonte se më donte shumë. Sa herë më jepte përqafimet që nuk doja me thonte se më donte shumë. Por unë nuk dija ndonjëherë kujt t’i besoja. Babit tim apo këtij babi që nuk më bënte të ndihesha mirë. Por me siguri që unë isha e gabuar sepse babi nuk po më rrihte, as po më dënonte dhe as më bënte për të qarë. Prandaj dhe unë mbaja lotët. Edhe sonte, isha mësuar. Por një moment mendja ime tallej me mua dhe ajo më çoi bashkë me babin në një fushë të madhe të bukur me lulediej dhe babi i këpuste ato për mua. Në mëndjen time, babi më kërkonte të shihja përherë nga dielli sepse dielli, si lulediejt, do më çelte e shëronte çdo plagë që babi tjetër më kishte hapur. Por me siguri padashje, sepse babi im më do shumë”, thuhet ne reagimin e saj.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04