Babai i Sabrina Bengaj, 23 vjeçares që u vra nga ish-bashkëshorti mbrëmjen e së premtes në Zhupan, të Fierit akuzojnë Prokurorinë dhe gjykatësin, Piro Sot për lënien të lirë të autorit të vrasjes. I ati i viktimës thotë se autori u lirua nga burgu disa muaj më parë më përkrahjen e prokurorisë dhe gjykatësit Piro Sota. Ai ka thënë se kjo çështje duhet të zbardhet dhe autori e familjarët e tij, që e bënë çmos që ai të dilte nga burgu duhet të marrin dënimin e merituar.