Top Channel/ “Babai i mori jetën nënës, pastaj…”, rrëfimi dramatik i ish-sulmuesit të Napolit
03/06/2025 19:24

Një rrëfim dramatik. Ish-sulmuesi i Napolit, dy herë kampion i Italisë me Maradonën, Andrea Carnevale, që prej vitesh është skaut talentësh për Udinesen, zgjedh Corriere della Sera dhe librin “Destino di un bomber”, shkruar me Giuseppe Sansonna për të treguar tragjedinë familjare ku ishte protagonist kur ishte adoleshent. “Babai ishte shumë xheloz, në shtëpi mbretëronte një atmosferë terrori, unë isha aty kur nëna ime merrte shuplaka, rrahje. Fyerje. Deri atë mëngjesin e 25 shtatorit 1975. Ai u zgjua, mori sëpatën. Shkoi tek nëna që po lante rrobat në lumë afër shtëpisë. Shkoi për ta vrarë. Vrapova atje, mblodha gjakun e nënës sime dhe shkova tek karabinierët: “E shihni tani gjakun?”, thotë për Corriere della Sera. “Nëna ime nuk e kishte denoncuar kurrë sepse kishte frikë se mos i bënin diçka fëmijëve të saj”, tregon me keqardhje ish-sulmuesi . “Dy vjet pas vrasjes, kur isha 16 vjeç, shkova ta takoja babain në burg. Doja ta shihja në sy, më kishte marrë gjithçka. Dhe ja, e pashë dhe e përqafova. Fort. Në një farë mënyre e falja, me vetëdijen se kisha përballë një njeri shumë të sëmurë. Ishte skizofren. Nuk u trajtua kurrë, disa vite më vonë bëri vetëvrasje duke u hedhur nga një dritare para syve të mi. Për shumë vite kam jetuar me dhimbjen, por edhe me frikën se mos isha si ai. Jo, nuk jam si ai. Këtë e kuptova kur e pashë. Dhe ishte hapi i parë drejt çlirimit”. Pavarësisht sukseseve sportive, jeta e Andrea Carnevales nuk ka qenë e lehtë as si i rritur. Fundi i martesës me Paola Peregon nuk kaloi pa pasoja. “A e dini që ishte Maradona ai që ma prezantoi? I pëlqente dhe kërkoi numrin e saj të telefonit, e shkroi në një copë letër. Unë ia vodha atë letër nga xhepat e pantallonave”, tregon ai sërish për Corriere della Sera. “Pastaj dashuria përfundoi, kishte një tjetër person, por unë këmbëngula të vazhdoja për hir të fëmijëve. Nuk doja të rriteshin si jetimë. Dhe megjithatë ata menduan se ika nga shtëpia, se i braktisa. Unë, një jetim, që bëja fëmijët e mi jetimë. E kuptoni? E tmerrshme, sikur ta jetoja dramën time përsëri. E kam respektuar Paolën, por vetë jam ndjerë i parespektuar, shumë gënjeshtra”, u shpreh ai.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58