Top Channel/ Baba me 13-vjeçaren, 5 vite shërbim prove për Dritson Kurtin
16/06/2025 19:55

Gjykata e Korçës vendos shërbim prove për Dritson Kurtin. Në seancën e mbajtur ditën e sotme në gjykatën e Korçës u vendos që Kurti të kryejë dënimin e shërbimit të provës për 5 vite. Ka qenë kjo kërkesa e organit të akuzës ndërkohë që pala mbrojtëse ka pretenduar pafajësinë duke përdorur si argument traditën e komunitetit rom, ndërsa gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë. Dritson Kurti u arrestua vitin e kaluar pasi solli në jetë një foshnjë me bashkëjetuesen e tij të mitur. Avokati i 21-vjeçaarit, Enea Cenko, deklaroi se Kurti është i pafajshëm dhe se nuk është i kënaqur me vendimin e marrë nga gjykata. Sakaq paralajmëroi se mund t’i drejtohen gjykatës së Strasburgut për të kërkuar pafajësinë e Dritsonit. “Sot ishte një vendim për Dritson Kurtin, gjykata e Korçës tashmë ka miratuar kërkesën e organit të akuzës që është shprehur për nenin 59 të kodit penal. E ka dënuar tashmë dhe gjykata e Korçës me një dënim prej 5 vitesh shërbim prove. Duhet theksuar që kjo gjë nuk na kënaq sepse unë vazhdoj të deklaroj që Dritson Kurti është i pafajshëm. Dua ta ritheksoj këtë fakt sepse nuk duhet të kënaqemi me nenin 59, për arsye sepse një pjesë e mirë e këtij komuniteti të nderuar në Shqipëri, që punojnë, e dashurojnë kulturën e njerëzit e mirë, duhet theksuar që këta si persona martohen që në djep sepse lidhen baballarët me njëri tjetrin dhe martojnë fëmijën që të vogël. Kjo është kultura e tyre, duhet ti respektojmë për këtë, gjithsesi ishte një moment i mirë procedural që Dritsoni t’i bashkohet familjes, të rrijë pranë vajzës së tij të mitur ku ende nuk e ka gëzuar. Duhet theksuar që është një rast që nuk është bërë me kallëzim nga bashkëjetuesja e tij, por është kallëzim i ngritur kryesisht. Edhe ne si mbrojtje kërkuam të aplikohej neni 59 i kodit të procedurës penale. Do të konsultohem edhe me Dritsonin, në rast që do e ndjekim këtë proces, unë do ta çoj deri në gjykatën e Strasburgut për të kërkuar pafajësinë e vërtetë sepse ai është i pafajshëm. 70-80% e këtij komuniteti janë në këto kushte. Me këtë rast i bëj thirrje të gjithë institucioneve përkatëse, të ndërmarrin një iniciativë ligjore, komisionet parlamentare të ulen të diskutojnë, duke marrë parasysh dhe konventat europiane, të bashkëbisedojnë me ndërkombëtarët për të rishikuar kodin penal sepse nesër pasnesër mund të ketë të tilla situata sepse kjo është një kauzë.”, u shpreh avokati.

Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04
Top News – Bizneset presin paqen fiskale. Tatimet: Stoku i borxhit u rrit me gati 20 % në 2025
01/04 14:42
Top News- Shqipëria 17 vjet në NATO/ Begaj: Aleanca, garante e paqes dhe sigurisë
01/04 14:38
Top Channel/ Kumbaro i përgjigjet Spiropalit: Sloganet e dëshirat nuk mjaftojnë
01/04 14:33
Top News- Kultivuan kanabis/ Arrestohen 3 anëtarë të një familjeje në Malësi të Madhe
01/04 14:22
Top News – Seanca ndaj kryebashkiakut Veliaj. Avokati Ndreca-S’po i jepet mundësia për t’u mbrojtur
01/04 14:21