Avokatja e shtetases italiane, Elona Mone tha se ajo ka një kontratë qiraje me administratorin e hotelit. Ajo konfirmon se zonja nuk është lajmëruar. “E ka hotelin me turistë dhe në brendësi të saj ka orenditë edhe të veta”, tha Mone. Gjithashtu avokatja e çështjes deklaron se zonja është lajmëruar të premten dhe nuk i është lënë kohë të ngrejë padi apo të përgatitet për shembjen.