Prokuroria e Elbasanit i delegon çështjen e avokatit Ulian Barjami prokurorisë së Tiranës. Pas kryerjes së veprimeve të para proceduriale çështja i kalon Prokurorisë së Tiranës për shkak të konfliktit të interesit, duke qenë se prokurori Gjergj Ceka, i cili kallëzoi avokatin është prokuror i Elbasanit. Veprimet e mëtejshme në lidhje me debatin që ndodhi në sallën e gjyqit dhe kërcënimet apo moskërcënimet gjatë këtij debati, do t’i ndjekë Prokuroria e Tiranës. Nderkohe, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet me iniciativë për rastin e ndalimit të avokatit Ulian Barjami. ILD është paraqitur në gjykaten e Elbasanit për të marrë kopje të audios dhe transnkriptit të seancës gjyqësore ku edhe nisi debati mes palëve. Teksa në të gjitha shkallët e gjyqësorit vijon bojkoti i seancave penale nga avokatët penalistë dhe qindra seanca janë shtyrë, vjen reagimi i Gjykatës së Elbasanit.