Avokati i Ismael “El Mayo” Zambada, bashkëthemeluesi i supozuar i kartelit Sinaloa , thotë se klienti i tij “as nuk u dorëzua dhe as nuk negocioi asnjë kusht me qeverinë amerikane”, por u rrëmbye. Avokati i Zambada mohoi me forcë çdo sugjerim të ngritur më parë nga zyrtarët meksikanë se klienti i tij mund të jetë dorëzuar me vullnetin e tij ose të ketë ardhur me dëshirë në Shtetet e Bashkuara si pjesë e një marrëveshjeje.