“Përfshirja e Ilir Metës në dosjen CEZ-DIA është një skenar”! Ky është pretendimi i avokatëve të Presidentit të Partisë së Lirisë, të cilët publikuan pjesë nga dosja, që sipas tyre, vërtetojnë se ai nuk ka lidhje me akuzat. Në një konferencë për media, avokatët Kujtim Cakrani dhe Gylsen Zhllima lexuan pjesë të dosjes, ku sipas tyre, tregohen rolet e Elvis Matajt, Romeo Karasë dhe Kastriot Ismailajt.